Kryetari i Partisë Demokratike takoi këtë të premte ambasadoren e Francës në vendin tonë, Christina Vasak.
Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat tregoi se i shprehu mirënjohjen për investimin e Francës, ndërsa foli edhe për angazhimin e tij në përafrimin europian të Shqipërisë.
“Kënaqësi të prisja Ambasadoren Vasak, një mike e vyer e Shqipërisë, teksa mandati i saj vjen drejt fundit. I shpreha mirënjohjen personale për investimin e saj dhe të Francës, si dhe angazhimin tonë maksimal në përafrimin europian të vendit tonë. Merci Madame l’Ambassadeur”, shkruan Basha.