Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua këtë të martë me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci.

 

Në një postim në “Twitter”, lideri demokrat shkruan se me Italinë nuk na lidh vetëm e kaluara, por edhe shpresa përbashkët për t’i parë popujt më të bashkuar brenda BE-së.

 

“Sot prita me kënaqësi të madhe ambasadorin, Fabrizio Bucci. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, historia jonë dhe vlerat tona, por mbi të gjitha e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *