Kryetari i PD, Lulzim Basha pati një takim virtual këtë të mërkurë me Presidentin e PPE, Donald Tusk dhe eurodeputeti gjerman, David McAllister.

 

Përballë tyre, Basha u angazhua për hapjen e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

 

“Sot dua të ritheksoj angazhimin tonë për të rihapur rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë. Për 8 vite hapja e negociatave ka ngecur, dhe ky nuk është dështimi i BE-së. Populli shqiptar e kupton shumë mirë se ky është vetëm dështimi qeverisë e cila nuk i ka përmbushur reformat e nevojshme në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. … Unë ju siguroj sot se ky është angazhimi im, angazhimi i ekipit tonë, i Partisë Demokratike para popullit shqiptar që pas zgjedhjeve të 25 Prillit brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re të hapim negociatat për antarësim në BE. Të gjithë shqiptarët e kuptojnë që anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian është e vetmja garanci për një ekonomi më të fortë, për investime të huaja që ofrojnë punë dhe paga më të mira, për forcimin e demokracisë së institucioneve dhe sundimin e ligjit, për forcimin e konkurrencës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.”

 

Donald Tusk ofroi mbështetjen e tij për PD dhe tha se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE sepse shumë të rinj po largohen. Kurse McAllister vuri në dukje rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe kërkoi që reforma në drejtësi të çohet përpara, të luftohet korrupsioni e të ulet papunësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *