Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një postimi në tëitter në lidhje me paralajmerin e AKEP për regjistrimin që duhet të bëjnë rreth 44 portale online brenda 72 orëve.

 

Kreu i opozitës thotë se AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës.  Basha akuzon kryeministrin se nëpërmjet regjistrimit të mediave online kërkon thjesht ti shantazhojë dhe ti dhunojë ato.

 

 

 

AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *