Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së nga ana e shqiptarëve tregon se masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për jetët e tyre.

 

Sipas liderit të PD, e vetmja rruga për ti dhënë fund kësaj katastrofe kombëtare është thyerja e bashkëpunimit mes politikes, krimit dhe oligarkisë.

 

 “Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”, shkruan kreu i PD.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *