Në ditën e Kurban Bajramit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi familjen e patriotit të shquar Sherif Osman Langu.

Kryedemokrati, bashkë me familjarët e klerikut që ia kushtoi jetën çështjes shqiptare dhe besimit në Zot, e kujtuan firmëtarin e Pavarësisë si një luftëtar të paepur për çlirimin e trojeve shqiptare në fillimin e shekullit të XX. Si kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në vitet e para pas çlirimit, ai u burgos dhe ndërroi jetë pa e parë Shqipërinë të lirë nga regjimi famëkeq.

“Kujtimi i tij dhe i atdhetarëve të tjerë shqiptarë që u sakrifikuan me vetëmohim për një Shqipëri të lirë për lirinë e besimit në Zot, për një Shqipëri demokratike e të zhvilluar do të mbetet gjatë në memorien tonë historike dhe është dritë orientuese për të bërë më të mirën për vendin dhe kombin. Sakrifica që bënë dje këta patriotë të shquar solli frytet e lirisë që jetojmë ne sot, sakrifica jonë është ogur i bardhë për ditë më të mira për fëmijët tanë. Zoti na e ndriçoftë rrugën dhe lehtësoftë vuajtjet e çdo shqiptari!”- u shpreh zoti Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *