Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për kreun e PD Lulzim Basha dhe zyrtaret e tjerë të sëlisë blu, ish sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financiarin e PD, Ilir Dervishi.

Kreu i opozitës akuzohet për falsifikim të formulareve dhe pastrim të produkteve të vepres penale në kuadër të lobimeve ruse në SHBA. Perfaqesuesit e PD akuzohen se kane fshehur financimet per lobimet ne SHBA.

Në dosje bëhet fjalë për dy pagesa të kryera nga Shqiperia nëpërmjet një kompanie ndërmjetëse 525 mijë dollarë dhe 150 mijë dollarë për llogari të lobimeve në SHBA në emër të PD, lobim që është bërë nga një kompani ruse..

Dosja do i dergohet gjykates së Tiranës për seance paraprake.

 

Kreu i PD i ka mohuar vazhdimisht akuzat per kete ceshtje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *