Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar para protestuesve demokrate se kauza e opozitës gëzon mbështetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

 

Edhe pse një dite me pare ambasada e SHBA ne Tirane qartësoi se qeveria e Shteteve te Bashkuara mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve, por këto çështje nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit; Basha ka përsëritur se ka marre mbështetje nga Uashingtoni

 

“Ingranazheve të narkomafies shqiptare në qeveri, në media dhe në lobingjet ndërkombëtare dua t’u jap sot një mesazh të qartë: Për këtë betejë, për këtë kauzë, kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e largimit të krimit nga politika, kauzën e luftës pa kompromis kundër drogës, ky shesh, kjo agorë, Partia Demokratike, Lulzim Basha dhe gjithë shqiptarët e ndershëm, PO, kanë marrë  mbështetje totale në Uashington!”

 

Ne ditën e 38 te protestës, Basha ka theksuar se opozita nuk tërhiqet.

 

“Ndaj me dashamirësi dhe mirënjohje ndaj miqve që na mbështesin pa kushte, me mirëkuptim dhe durim ndaj miqve që kanë akoma nevojë të sqarohen e të kuptojnë surratin e vërtetë të mafias shqiptare, dhe pa asnjë milimetër tërheqje para çdokujt që ka vendosur para interesave të shqiptarëve interesin e xhepit të vet, ju them që; nuk ka e nuk do të ketë asnjë tërheqje.”

 

Me pas Basha ka mbledhur kryetaret e degëve te PD dhe aleatet te cilëve u ka përsëritur te njëjtin mesazh se opozita nuk tërhiqet dhe se nuk do te kete zgjedhje me Edi Ramen kryeministër. Këto takime Basha i zhvilloi vetem nje dite para se te niset drejt Maltës per te marre pjese ne samitin e Partisë Popullore Europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *