Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të shtunë një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, ku u ndal tek programi politik i PD-së.

Disa nga çështjet për të cilat u diskutua ishte mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, si dhe ndalimi i largimit të të rinjve.

“Ne angazhohemi të japim 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojmë apo t përgjysmojmë tarifat universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre. Do të ofrojmë mbështetje shtesë për të rinjtë nga familjet me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj.”

Studentët, premtoi Basha, do të kenë praktika të paguara prej 30.000 lekë të reja në muaj për 12 muaj, për 10.000 më të mirët prej tyre.

“Angazhohemi të krijojmë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimit në vend. Skema financimi për të gjithë të rinjtë nga zonat e largëta e të varfra të vendit, që duan të fillojnë një biznes. Sfida ime si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *