Kur mbetet edhe 1 javë nga dita kur demokratët do të zgjedhin kryetarin e ri të tyre, kandidatët në garë janë duke udhëtuar në të gjithë qytetet për të siguruar sa më shumë mbështetje nga antarësia. Lulzim Basha u ndal në Elbasan, nga ku edhe njëherë u angazhua për t’i shkuar deri në fund luftës për rikthimin e demokracisë, duke sulmuar Taulant Ballën.

 

“Pikërisht këtu në zemër të Shqipërisë u ekzekutua me mizori operacioni i mbivendosjes së një pakicë kriminale ndaj shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, të qytetarëve të Elbasanit që dolën të kërkonin ndryshim. Pikërisht për këtë arsye vlera e punës tuaj, e sakrificës e vetëmohimit tuaj merr përmasa të veçanta.”

 

Basha u kujdes të artikulonte dhe refuzimin e tij për ftesën e Edi Ramës për bashkëpunim.

 

“Ofertës së tij të helmët për demokracinë, për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për Partinë Demokratike në bindjen time i kam thënë dhe i përsëris dhe sot nga Elbasani një JO të prerë dhe finale.”

 

Nga ana tjetër, Fatbardh Kadilli është ndalur në Vlorë, ku iu është përgjigjur të gjithë zërave kritikë lidhur me reagimin e tij për forumin e mbajtur nga Lidhja Demokratke e Gruas. Po ashtu, ai i është drejtuar dhe me një mesazh të gjithë demokratëve.

 

Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur.Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri. Le të ndahemi nga rruga e vjetër.Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet perfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde.Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjecarit!Demokrat – Behu Zot i Fatit Tënd!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *