Subscribe

Zgjedhjet e lira, dekriminalizimi e reforma ne drejtësi jane 3 çështjet kryesore per opozitën shqiptare me te cilat kryetari i PD Lulzim Basha, ka njohur anëtaret e Federatës Panshqiptare te Amerikës, vatra. Basha ka akuzuar qeverinë se kërkon te deformoje zgjedhjet e ardhshme me kriminele e me para korrupsioni. Sipas Bashes, per te pasur garanci per procesin elektoral opozita kërkon realizimin e disa kërkesave nder to edhe votimin e numërimin elektronik, nje proces qe dështoi te realizohej ne zgjedhjet e 2013.

“Së pari,  votim dhe numërim elektronik për të kufizuar mundësitë e krimit dhe njerëzve të pushtetit që vijnë me trastat e korrupsionit që të blejnë apo intimidojnë votuesit, që të blejnë apo intimidojnë numëruesit e votës. Së dyti, kufizimin e përdorimit të parasë në fushatë. Duke parë modele edhe të financimit 100% të partive politike nga financat publike dhe kriminalizimin e financimit privat. Dhe së treti, auditimin strikt të partive politike, jo sa marrin por sa shpenzojnë”.

Ndërsa ne lidhje me reformën ne drejtësi, Basha thekson rendesine e luftës kundër korrupsionit.

“Reforma në drejtësi po jo ashtu siç e do kryeministri, që t’i presë këmbët, duart, gjuhën drejtësisë në mënyrë që të mos veprojë aty ku duhet të veprojë sa më parë, ku është lufta kundër korrupsionit. Por një drejtësi të pavarur, profesionale, të trajnuar nga shba-të. Një byro kombëtare të hetimit që detyrë të parë të kenë vënien para drejtësisë të zyrtarëve të nivelit  të lartë që vjedhin shumat e parave në nivele të tilla marramendëse. E  duke bërë këtë deprivojnë fëmijët dhe familjet shqiptare nga buka e gojës, nga vendet e punës dhe nga zhvillimi”.

Gjate qëndrimit ne Shtetet e Bashkuara, Basha ka marre pjese edhe në meshën e së dielës së larit në kishën katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, e cila shënon  dhe nisjen e javës së madhe të Pashkëve Katolike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *