Subscribe

Mbledhja e deputeteve demokrate ka pasur nje kryefjale, reformën elektorale. Kreu i PD Lulzim Basha ka sqaruar para gazetareve se reformimi i zgjedhjeve ne Shqipëri dhe garantimi i votës se lire është zgjidhja kundër nje qeverie te lidhur me krimin.

 

“Pasuria e bandave është e garantuar edhe kur godasin makinat e policisë si ne Elbasan se këto banda mbështeten Ramen, nje qeveri qe ka ardhur me leket e pista te krimit e mbron krimin. Hapi i pare qe duhet hedhur per te shembur ketë kartel per te rregulluar zgjedhjet.”

 

Basha ka replikuar edhe me kryeministrin Edi Rama i cili nje dite me pare theksoi se reforma do te behet brenda marrëveshjes se 18 majit.

 

“Ky është cirk dhe jo thelb. Ai do te pretendoje se ka marrëveshje, marrëveshje s’ka se ai e shkeli, ky është nje cirk e ju mos harxhoni kohe me cirkun.”

 

Basha ka sqaruar se prioriteti absolut per PD është votimi elektronik dhe ketë jave do te nise konsultimet me aleatet dhe qytetaret per reformimin e zgjedhjeve ne vend. Por ne mbledhjen e grupit është diskutuar edhe problematika e 153 familjeve ne zonën e Shkozës ne kryeqytet.

 

Te mërkurën deputetet demokrate do t’i bashkohen protestës se familjeve ne Shkoze, shtëpitë e te cilëve rrezikohen per shkak te ndërtimit te unazës se madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *