Subscribe

Pasi braktisi seancën e kuvendit ku po votohej zgjedhja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit dhe pas protestes me grisjen e fleteve dhe përplasjen e duarve në tavolina, Lulzim Basha u ndal jashtë godines për një deklarate të shkurter.

Ai tha se Edi rama shkaterroi zgjedhjet e 25 prillit dhe për këtë arsye sot duhet të ishte para drejtësise.

 

Brenda në sallë ndodhet pakica që ka dhunuar vullnetin e qytetareve shqiptare. Armiku im eshte Edi Rama, tha mes të tjerash Basha.

 

I pyetur nga gazetarja e Vizion Plus Olta Blaceri. në lidhje me përjashtimin e Berishes nga grupi parlamentar i PD, ai tha:

 

 

Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur në mënyrë të plotë dhe të qartë mbrëmë dhe asaj nuk i lëviz asnjë presje. Dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin që jam detyruar të marr dje, është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha, por shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te armiku i vetë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve që është rregjimi i Edi Ramës, problemi kryesor për te sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *