Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë të miratojë planin e opozitës për krizën ekonomike, pasi koha nuk pret. Për të ilustruar këtë alarm Basha në faqen e tij në facebook ka postuar rrëfimin e Rabjana Shimës, e cila prej vitit 2007 ka një dyqan.

 

RABJANA SHIMA

Taksat u rritën jashtë mase shumë saqë po bëhet e papërballueshme. Taksat lokale, taksë pastrimi unë paguaj 690 mijë në vit. Taksë arsimi paguaj 170 mijë në vit, dhe taksë e hapësirës publike 100 mijë lekë në vit. Kam kaluar, kam 4 vite që jam biznes i madh me TVSH. Me këtë dyqan të vogël që është 25 metra katror, më kanë kaluar me xhiro mbi 95 milion në vit dhe kam paguar mbi 10 muaj tatim fitimin 170 mijë lekë në muaj. Puna është duke rënë dita-ditës. Ne jemi drejt falimentimit. Për pak unë do t’i vendos kyçin dhe nuk e di së ku do të shkoj.

 

Pak javë më parë Basha publikoi një plan me 5 pika, i cili synon tu vijë në ndihmë qytetarëve e bizneseve për të përballuar situatën e vështirë ekonomike si pasojë e koronavirusit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *