Subscribe

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e liderit të PD, Lulzim Basha për kryeministrin Edi Rama, pas akuzave të këtij të fundit se po bën politikë me fatkeqësitë natyrore.

 

Në një reagim në “Twitter”, Basha deklaroi se shqiptarët e dinë se Rama nuk ka bërë asgjë për ta. Për këtë arsye, sipas tij, ata do të votojnë për opozitën në 25 prill, bën me dije “Vizion Plus”.

 

“Edi proparama! Të gjithë e dinë që  me ty Shqipëria ka ngecur në vend. Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *