Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit theksoi se opozita nuk i vendos dot vija të kuqe.

Në një postim në “Tëitter”, lideri demokrat akuzoi Ramën se është peng i krimit dhe punon vetëm për oligarkët, duke varfëruar shqiptarët.

Ai shtoi se kreu i qeverisë shfrytëzoi situatën e shkaktuar nga pandemia për të shembur Teatrin Kombëtar.

“Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj, Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *