Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka artikuluar akuza të ashpra ndaj qeverisë në lidhje me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Basha ka deklaruar se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të testimeve në Europë, duke akuzuar qeverinë jo thjesht për korrupsion dhe keqmenaxhim.

 

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Ky është terrorizëm shtetëror, Edi Rama është në krye të një terrorizmi shtetëror se paratë për të testuar po ia jep mafies së plehrave.”

 

Basha ka shpjeguar se paratë e taksapaguesve vazhdojnë të shkojnë për inceneratorët

 

 

 “Vetëm dje, nga thesari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash është baraz me 14 mijë tamponë.”

 

Basha ka sjellë shembullin e Durrësit për të ilustruar mungesën e tamponëve

 

“Gjithë qyteti i Durrësit me 15 tamponë në dispozicion, 60 kërkesa për testim.”

 

Sipas Bashës ministrja Manastirliu duhet të kishte dhënë dorëheqjen si përgjegjëse për këtë situatë.

 

“Të bëjë detyrën e vet e po të kishte një fije integritet të jepte dorëheqjen se ka numrin më të ulët të testimeve.”

 

 

Lideri i opozitës Basha është fokusuar tek pandemia e koronavirusit duke shmangur komentet për lëvizjen e Jozefina Topallit.

 

Sinkron

“Nuk kam kohë për të humbur as me këtë çështje e as me këta persona, prioritetet e mia i përcakton interesi publik askush tjetër.”

 

Basha ka shmangur edhe komentet për kodin zgjedhor i cili mori vulën finale nga kuvendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *