Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi takimin me demokratet e kryeqytetit per te theksuar se hapja e negociatave ka vetëm nje pengese dhe ky është kryeministri Edi Rama. Sipas Bashes, protesta e 27 janarit do te ketë edhe kete mision, te heqë pengesën e  fundit për Integrimin Europian të vendit

 

“Prej Edi Ramës nuk po luftohet krimi. Prej Edi Ramës nuk po vihen dot para drejtësisë edhe ata që janë kapur me presh në duar, si Sajmir Tahiri. Prej Edi Ramës nuk kapet “Eskobari i Ballkanit”, i cili bredh i lirë nga Tirana në Sarandë dhe nderohet në vend që të arrestohet nga policia dhe oficerët e korruptuar të policisë, që sot e kësaj dite ndodhen në kupolën e saj. Edi Rama është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane. Për ambicien e tij, për pushtetin e tij, për frikën e tij, për lidhjet e tij me krimin, e ka bërë kurban Shqipërinë europiane.”

 

Basha ka deklaruar se BE kërkon lufte ndaj fenomenit te drogës, por qeveria vetëm sa ka zëvendësuar klanet e trafikut.

 

“Europa ia ka bërë të qartë, se pa luftuar drogën, nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri në Europë. Ndërsa Edi Rama me Fatmir Xhafën, tallen dhe zëvendësojnë klanin e Habilajve me klanin e Agron Xhafajt. Me Edi Ramën, policia dhe krerët e policisë janë kthyer në trafikantë dhe shitës kokaine.”

 

Basha u ka bere thirrje qytetareve ti bashkohen protestës se opozitës.

 

“Bashkohemi aty sepse aty zëri i gjithsecilit kumbon dhjetëfish më shumë. Martin Luther King thotë: Mund të mos jesh përgjegjës për gjendjen për të cilën ndodhesh, por bëhesh bashkëpërgjegjës nëqofëse nuk reagon, ndaj ne do të çohemi, do të reagojmë me zë të lartë, do të bashkohemi, do të marshojmë për vlerat tona europiane.”

 

Sipas Bashes 27 janari eshte vetëm fillimi i betejës kundër kesaj qeverie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *