Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk po e menaxhon siç duhet pandeminë.

 

Basha tha në “Twitter” se ekonomia dhe jeta e qytetarëve po shkatërrohet pasi Rama nuk heq dorë nga koncesionet.

 

“Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione.Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *