Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë tetë viteve të qeverisjes nuk ka bërë asgjë për Shqipërinë.
Përmes një videomesazhi në “Facebook”, Basha deklaroi se ka ardhur koha që PD të ngjitet në qeveri për të ndryshuar gjërat.
“Kemi lajme të shumë të mira për… boshnjakët! Paga e tyre mesatare është 780 Euro! Në Shqipëri paga mesatare është 424 Euro. Paga më e ulët në rajon! Për 8 vjet Rama nuk bëri asgjë. Asgjë, përveçse dështoi në çdo drejtim. Është koha për punë. Është koha të ndryshojmë. Koha për paga më të mira. Për qeverisje më të mirë. Koha për Partinë Demokratike. Koha që Shqipëria të fitojë.”





