Subscribe

Opozita ka akuzuar qeverinë se synon të ndryshojë drejtimin e bashkisë së Durrësit për t’i dhënë më shumë fonde inceneratorëve. Në një konferencë për shtyp kryetari i Pd Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri po planifikon të çojë nënkryetare të bashkisë së qytetit bregdetar kryetaren e komisionit të ekonomisë Milva Ekonomi.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR, PD

 

Plani është: Milva Ekonomi të japë dorëheqjen nga deputete, të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3, 4 apo 5-të atje dhe të firmosi shkresën për të çuar të paktën 100 milionë inceneratorëve.

Gjithçka tek Edi Rama është e lidhur me paratë që iu grabitën shqiptarëve dhe iu shkojnë oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e inceneratorëve të plehrave.

 

Basha ka kritikuar qeverinë se ndërsa fondet e buxhetit të shtetit i çon tek inceneratorët, ka lënë pa ndihmë sistemin shëndetësor dhe qytetarët në këtë situatë të vështirë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

 

“Ka vetëm vjedhje dhe shpërdorim të pushtetit, abuzim të pushtetit dhe shpërdorrim të detyrës në kuptimin politik të fjalës është absolutisht shpërdorim të detyrës në kuptimin penal të fjalës për një vend që do të kishte mundësinë minimale të angazhimit të drejtësisë, e cila sot duhet të kishte filluar hetimet për mos veprimet e Edi Ramës, të ministres së shëndetësisë dhe të të gjithë të tjerëve përgjegjës, ndërkohë që çdo vend tjetër ka nisur të marrë masa robuste drastike për të frenuar dhe mbajtur nën kontroll shpërthimin vertikal të kurbës së infektimeve.”

 

Basha është pozicionuar pro mbajtjes së maskës edhe në ambientet e hapura për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, por ai ka kritikuar strategjinë e qeverisë.

 

Maskën unë personalisht, siç e dini, e kam mbajtur dhe ju kam këshilluar ta mbani shumë kohë më parë. Por, po ju them edhe një herë mosmarrja e masave elementare nga qeveria nuk mund të fshihet pas gjobave për maskat.

Prandaj ju kërkoj ju dhe gjithë kolegëve tuaj ta mbani vëmendjen tek problemi i vërtetë, që është braktisja totale e shqiptarëve nga Edi Ramës dhe qeveria e tij dhe dërgimi i parave të shqiptarëve tek një grusht oligarkësh ditën, javën dhe muajt kur ata kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmën e shtetit.”

 

 

Basha i ka bërë apel qeverisë të zbatojë planin me 5 pika të opozitës që përfshin nga rritja e numrit të testimeve në 2 500 në dite, tek ndihma për pensionistët, familjet në nevojë apo edhe bizneset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *