Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron ish-ministrin Tahiri. Pas qëndrimit qe maxhoranca mbajti ne Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, kryetari i PD ka risjelle ne vemendje se imuniteti është një privilegj qe i jepet deputetit per te drejtën e fjalës, jo per trafikun e drogës, prandaj parlamenti nuk ka rruge tjeter përveç pranimit te kërkesës se Prokurorisë.

 

 “Edi Rama i tregoi sot shqiptarëve se është në krah të Sajmir Tahirit, se e vërteta e përbashkët që i lidh dhe i inkriminon është shumë herë më e fortë, sesa retorika e tij për të bërë drejtësi.”

 

Sipas Bashes, maxhoranca vendosi t’i japë Tahirit me shume kohe per shkatërrimin e provave.

 

“Do të çohen negociatorë dhe emisarë, zhage dhe numra bankare për të shantazhuar dhe blerë të vërtetën. Me blerjen e 24 orëve dhe qëndrimin e sotëm Edi Rama faktoi përfundimisht për këdo që ishte akoma në dyshim se narkoshteti nuk mund të jetë kurrë shtet i së drejtës, se kupola mafioze nuk mund të jetë kurrë në gjendje të bëjë drejtësi apo të japë mundësi të bëhet drejtësi.”

 

Lideri i opozitës Basha theksoi se ne këto kushte zgjidhja është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimit te nje qeverie antimafia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *