Lulzim Basha doli në një konference për shtyp mbrëmjen e të hënës për të bërë publik qëndrimin e opozitës në lidhje me 16 përgjimet e e reja të bëra publike nga BILD, pjesë e dosjes “184”.

Basha shpjegoi se përgjimet e fundit treguan qartazi se Rama qeveris në ortakëri me krimin dhe mbi bazën e zgjedhjeve te vjedhura.

 

Sot, kur nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka patur Edi Rama, është plaçkitja e Shqipërisë përmes pushtetit në ortakëri dhe aleancë me çdo keqbërës të mundshëm, nga ata të botës së malavitës tek ata të botës së mercenarëve publikë; Sot, që çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votes. Jam i trishtuar, sepse sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e mosbesimit dhe tradhËtisë që politika i ka bërë interesave të njerëzve të thjeshtë.Së dyti, jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti i shqiptarëve:Sot shteti është një lukuni banditësh qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur.

 

Basha përmendi me radhë, një pjesë të përgjimeve duke e quajtur fatkeqësi të madhe përdorimin dhe presionin ndaj mësuesve dhe policëve për zgjedhjet në Dibër.

 

Është tragjike për një komb kur mësuesit e tij kthehen nga edukatorë të së ardhmes, në hajdutë votash. Është tragjike për një shoqëri, kur polici shtërngohet të kthehet në një keqbërës skutash për të ruajtur bukën e gojës së fëmijëve.Në Shqipëri, një qeveri e mbushur me kriminelë i ka marrë dinjetin, nderin dhe kurajon çdo shqiptari, duke e kërcënuar me bukën e gojës.Në tokën e mosbesimit ndaj politikës, të politikës grabitqare që ka braktisur interesin publik, në tokën ku ka humbur dinjiteti dhe liria e njeriut, mund të lulëzojë vetëm e keqja, krimi, dhe korrupsioni. Në këtë tokë nuk mund të ketë as mundësi dhe as shpresë për njerëzit e thjeshtë.Edi Rama është fajtori kryesor për gjendjen ku ne ndodhemi. Ai është dhe do të shënohet në historinë tonë si një figurë thellësisht kriminale.Historia nuk blihet me para dhe Edi Rama nuk e blen dot historinë as me paratë e gjithë drogës dhe të krimit të botës.Por Edi Rama nuk është shpjegimi i vetëm i gjendjes ku ne jemi.Dështimi për t’u përballur seriozisht me korrupsionin është një nga shkaqet që prodhoi Edi Ramën.Edi Rama është thjesht krimineli i përsosur i këtij ambjenti të mbrapshtë politik, ekonomik dhe shoqëror.

 

Basha u shpreh më I vendosur se kurrë pas këtyre përgjimeve se nuk do të ketë asnjë hap pas në luftën për të larguar Ramën, me të cilin shtoi se nuk do të ketë asnjë negociata dhe marrëveshje.

 

Natyrisht, Edi Rama është kriminel me të cilin duhet të merremi para se të merremi me çdo gjë tjetër.Pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet,nuk do të ketë asnjë hap përpara.Pa nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që, nën drejtimin e Edi Ramës, frikësuan, kërcënuan, dhunuan, vodhën dhe blenë votën e shqiptarëve, nuk do ketë asnjë përparim.Unë dhe demokratët nuk mund të tërhiqemi dhe nuk do të tërhiqemi kurrë nga këto dy objektiva çliruese për Shqipërinë.Sot, më shumë se kurrë ne ndihemi të sigurt në drejtësinë e kauzës tonë, dhe të rrugës që kemi ndjekur.Ata që besonin se me këtë bandë grabitqare dhe kriminale në pushtet, mund të dialogohej në Kuvend, mund të bëheshin reforma me konsensus, mund të përdoreshin rrugë institucionale, sot duhet të flakin tutje edhe iluzionin e fundit, që mund të kishin për metodën e bashkëbisedimit demokratik me Edi Ramën.Sot, është e qartë se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë ishin vendimet e duhura. Me krimin nuk mund të ketë dialog, nuk mund të ketë negociata dhe as nuk mund të bëhen lëshime. Ky është standart perëndimor. Unë dhe të gjithë demokratët do t’i qëndrojmë deri në fund këtij standarti: Me krimin nuk ka negociota dhe marrëveshje.

 

Basha tha se masakrat elektorale nuk kanë ndodhur vetëm në Dibër dhe Durrës.

 

Ajo që ju keni parë në rastin e Durrësit dhe të Dibrës është vetëm një pjesë e vogël e masakrës elektorale që ka ndodhur në Shqipëri në çdo zgjedhje të organizuar nga Edi Rama.Shumë prej jush, jeni vetë dëshmitarë se e njëjta masakër elektorale është bërë në Elbasan, në Tiranë, në Lezhë, në Kavajë, në Krujë, në Fier, në Korçë, në Vlorë, në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë.Nuk ka mbetur kriminel në Shqipëri që nuk ka vjedhur dhe dhunuar në emër të Edi Ramës dhe pushtetit të rilindjes. Prandaj pushteti i rilindjes është pushteti më i kriminalizuar që ka patur Shqipëria pas pushtetit vrastar të Enver Hoxhës.Dua t’ju them ju, të gjithë bashkëqytetarëve të mi, që të jeni besimplotë për të nesërmen. Se ditë të mira janë përpara nesh. Se hajduti Edi Rama do të ikë dhe do të japë llogari bashkë me gjithë mercenarët e tij të korruptuar dhe kriminelët, me të cilët uzurpoi Shqipërinë.Unë, si çdo politikan, kam gabimet e mia.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *