Nga Devolli lideri i opozitës Lulzim Basha ka dalë sërish në krah të presidenti Ilir Meta në debatin për Gjykatën Kushtetuese. Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërkon te kape Gjykatën Kushtetuese.

 

Njësoj siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë, ata që do Ardian Dvorani, simboli i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës që nuk do të lërë institucion pa kapur sepse ai e ka jetike t’i kapë institucionet.

 

Sipas kryedemokratit nëse në Shqipëri do kishte drejtësi të pavarur, i pari që do përballej ne gjykate do te ishte shefi i qeverise e ministrat e tij.

Në qoftë se institucionet funksionojnë i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit dhe ish-kabinetit të tij qeveritar. Prandaj ai e ka jetike të kapë drejtësinë, të bllokojë reformën në drejtësi, prandaj ai cakton si kukulla prokurorë, gjyqtarë, Gjykatë Kushtetuese.

Gjatë takimit me fermerët e zonës se Devollit, Basha u fokusua tek situata ne bujqësi duke denoncuar qasjen korruptive te qeverise.

 

Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë është sektori më i braktisur, më i shkelmuar nga kjo qeveri. I braktisur pa mbështetje, pa subvencione, i braktisur sepse taksat e larta dhe çmimet e larta në veçanti të naftës dhe të energjisë e bëjnë të pakonkurrueshëm prodhimin tonë me prodhimin e huaj, pasi vijnë në treg me çmime më të larta, me kosto më të larta.

Basha ka premtuar 100 milionë euro subvencione për sektorin e bujqësisë.

Subvencioni funksionon në këtë mënyrë; nga kosto e prodhimit, qoftë patatja, qoftë qepa, molla, domatet, bostan, mish, bulmet, juve t’ju mbetet vetëm kosto e krahut të punës. Pra, shuma e parave që destinohet për prodhimin që ju sillni në treg nga shteti, shteti iu paguan aq para sa të çojë në zerimin e kësaj kosto. Ky pra është qëllimi i mbështetjes tonë direkte për fermerët. Këtë bën sot Kosova. Kosova ka një listë dhe thotë: nëse dorëzon kaq tonë speca, do të marrësh kaq mijë euro. Nëse dorëzon kaq tonë spinaq apo mollë, do të marrësh kaq mijë euro. Gjithçka është e parashpallur, transparente.

 

Prej dy javësh lideri i opozitës Lulzim Basha është fokusuar tek programi PD për qeverisjen e vendit duke takuar te rinjtë, biznesin e fermerët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *