Subscribe

Nga Durrësi lideri i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi publikimin e fakteve qe sipas tij lidhin kryeministrin Rama dhe ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj me biznesin e lojërave te fatit.

 

Duke nisur që nesër Partia Demokratike do të publikojë fakte tronditëse që tregojnë se si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të ndihmuar bandat e krimit të organizuar për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për t’i përdorur ato për aktivitetin e preferuar kriminal që nuk është më mbjellja e kanabisit, ndonëse vazhdon, por është pastrimi i parave të pista të kokainës, të heroinës dhe të aferave korruptive të Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve në qeveri.”

 

Opozita u zhvendos kete te enjte ne Durrës, pasi situata e lidhjeve te pushtetit me krimin sipas PD është e rende.

 

Dihet mirë se për çfarë është vendosur Jurgis Çyrbja deputet në listën e Durrësit. Në aferën e Vollgës u përplasën banda e Emiljano Shullazit me përkrahjen e Lul Berishës nga një anë dhe Hakmarrja për Drejtësi në anën tjetër, Jurgis Çyrbja ishte lojtari kyç për të plotësuar interesat e njërës bandë kundër bandës tjetër. Këtë e di gjithë Durrësi.”

 

Po nga Durrësi, Basha beri te qarte qëndrimin kundër vendosjes se taksës ne Rrugën e Kombit, e cila fillon te zbatohet ditën e hëne.

 

Partia Demokratike nuk e pranon, opozita e bashkuar nuk e pranon. I bëjmë thirrje qytetarëve të Kukësit të rezistojnë me të gjitha format dhe mjetet, dhe u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të qëndrojnë fuqishëm, jo vetëm për qytetarët e Kukësit, por dhe për veten e tyre.”

 

Por Basha ka artikuluar edhe nje tjetër akuze te rende ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej per nje vizite ne New York.

 

Ne qender te aksionit politik te opozitës do te mbetet vetingu i politikaneve dhe Basha i eshte kundërpërgjigjur edhe akuzave qe rivalet politike i kane drejtuar per kete çështje.

 

Prokuroria sot mund të hetojë çdo familjar, ndaj pretendimi se opozita kërkon vettingun e politikanëve që të shmangë hetimin e familjarëve, është gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit dhe tregon panikun e Edi Ramës, përpjekjet e tij të dëshpëruara për t’u justifikuar para shqiptarëve se; pse nuk e pranon vettingun në politikë.”

 

Propozimi i PD per vetingun ne politike është propozuar si thellim i dekriminalizimit dhe përfshin vetem komponentin e lidhjeve me krimin te njëjte me vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve. Por amendamentet kushtetuese nuk parashikojnë te njejtin proces deklarimi e verifikimi per pasurinë as te politikaneve as te familjareve te tyre. I vetmi parashikim ligjor qe propozon PD per pasurine eshte qe ne rast se ka nje vendim nga nje organ kushtetuese per pasurinë e politikaneve, atëherë deputeti apo ministri humbet mandatin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *