Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sërish për shembjen e Tetarit Kombëtar, ku nënvizoi se kryeministri Edi Rama po pastron paratë e pista të klientëve të tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha e konsideroi të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe gazetarëve, ndërsa kërkoi menjëherë lirimin e të arrestuarve.

Ai e quajti Ramën një kriminel ordiner që ka uzurpuar çdo pushtet. Sipas tij, largimi i Ramës nga pushteti do të sjellë zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e njerëzve.

“Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *