Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë viteve të qeverisjes së tij nuk mbajti premtimin për të ulur çmimin e energjisë.

 

Me anë të një videoje në “Facebook”, Basha tha se Rama gënjeu dhe për këtë arsye duhet të largohet.

 

“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *