Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka denigruar në vend që të nderonte sportistët kampionë të Shqipërisë.

 

Këto komente kryedemokrati i ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me sportistë në çadrën e vendosur para selisë së kryeministrisë.

 

Basha tha se kreu i qeverisë nuk ka bërë asnjë investim për sportin dhe sportistët e kombëtares, madje shtoi se keqpërdori dhe suksesin e tyre.

 

Kreu i PD-së shtoi se Rama po e kthen vendin si në kohën e komunizmit, ndërkohë që vendi duhet të shohë nga e ardhmja.

 

Fjalën e plotë të Bashës mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *