Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar per kandidaturën e Ilir Metes për president. Nga çadra e protestës, Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama, njeriun që e akuzoi dhe tentoi ta fuste në burg, sot e bën President të rilindjes së falimentuar.

 

“Për hir të pazarit politik, që këta kanë bërë tash 4 vite në kurriz të shqiptarëve si pjesë e komplotit ekonomik kundër xhepave dhe mirëqenies së shqiptarëve që vidhen ditë për ditë, si pjesë e komplotit kundër lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, ky pazar politik i cili tash 4 vite ka vetëm një qëllim të pasurojë dhe të mbrojë klikën e korruptuar në pushtet, sot Edi Rama bëri atë që u mundua ta shmangte për 4 vjet, u përhoq ta fuste në burg rivalin politik, për të cilin ngriti anë e mbanë Evropës dosje konspiracioni me komplote vrasje, u detyrua ta shpallë President të rilindjes së falimentuar dhe të korruptuar”.

 

Basha tha se kryeministri preku fundin e tij politik në takimin elektoral të Kavajës.

 

“I mbërthyer nga paniku i braktisjes totale nga kavajasit dhe shqiptarët urdhëroi mobilizimin masiv me forcë dhe kërcënime të gjimnazistëve dhe mësuesve të Kavajës dhe çdo qytetari që mund të shantazhohej nga falangat. Edi Rama preku sot fundin politik të ekzistencës së tij, fundin e turpshëm të dështimeve që mbolli sot katër vite”.

 

Lideri Basha akuzoi kryeministrin te lidhur direkt me fijet e krimit te organizuar që prodhoi papunësi dhe mjerim për shqiptarët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *