Subscribe

Për Lulzim Bashën, që kërkon të rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike, ftesat e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim janë diversion.

 

Në takimet elektorale që pati me demokratët e Tiranës, Basha tha se të dielën PD-ja duhet të dalë nga procesi zgjedhor më e bashkuar se kurrë.

 

Kundërshtarëve të tij në këtë garë, kryedemokrati u bëri thirrje të mos gënjehen nga Rama.

 

 

“Në momentin kur vendi është pa zgjidhje, kur autori i masakrës i cili ka të gjitha pushtetet por tregohet me gisht nga çdo shqiptar dhe nga socialistët edhe nga nëpunësit e vet, si njeriu që e ka sjellë vendin në buzë të greminës, me zgjedhje pa zgjidhje, asnjë zgjidhje, asnjë mundësi zgjidhje. Në këto kushte, dy metodat e tij të diversionit, e para, na shtrin dorën për bashkëpunim të cilën e kam refuzuar në mënyrë finale, të prerë dhe dua ta përsëris këtu para jush, nuk ka dhe nuk mund të ketë bashkëpunim. Së dyti dhe më e rëndësishmja ka të bëjë me faktin që duhet të dalim nga kjo e dielë kaq të bashkuar sa jemi. Baza është e bashkuar. Nxitimi, nguti i ndonjë mendje të turbulluar nuk mund të bëjë arsye për t’i rënë me shqelm sakrificës tuaj, sakrificës së demokratëve anembanë Shqipërisë. Ndaj i kam ftuar në Këshillin Kombëtar që nga dita e parë të gjithë që janë antarë të Këshillit Kombëtar, që pavarësisht mendimeve të ndryshme, apo diferenca për një gjë të jemi të bashkuar, dhe mos t’i shërbejmë Edi Ramës ta përdorë për një fije kashtë për tu kapur si i mbyturi dhe mas mos ta përdori si një vijë ndarëse për të krijuar një tjetër përçarje në gjirin tonë, si pikërisht tani kur jemi të bashkuar dhe duhet të jemi edhe më të bashkuar.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *