Subscribe

Lideri I opozitës Basha akuzoi qeverine se I ka lene qytetaret ne meshire te fatit dhe per te mbeshtetur kete akuze ai solli ne vemendje darken e ministrave ne Dubai ne nje kohe qe vendi është përfshire nga përmbytjet.

 

Gjate takimeve me banoret në Sukth të Durresit, zone e cila është demtuar nga permbytjet e ketyre diteve, Basha theksoi se vendi ka nevoje per nje qeveri qe mendon per njerezit.

 

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Ndërkohë që ju jeni në këtë situatë pa ujë, të përmbytur ministrat e qeveris shtrohen për shtat palë qejfe në restorantet më luksoze të Emirateve. Kjo është kriminale, është e papranueshme. Duhet një qeveri të mendojë për njerëzit jo një qeveri që mendon për veten, sepse ky vend nuk është i varfër, ky vend është i vjedhur, siç e the dhe vetë. Nuk ka asnjë pengesë në shtet dhe në qeveri që mendon për ju ta bëjë investimin deri në fund jo ta lërë përgjysmë, po kur mendon për vete, gjysmën e vjedh, e bën punën përgjysmë, dhe ja se si përfundon pastaj, kush e paguan faturën, e paguani ju.”

 

Basha ka theksuar se e njejta situate ka ndodhur ne kete zone edhe para 4 vitesh, por pavaresisht se qeveria premtoi investime per te parandaluar permbytjet, ato jane lene ne mes.

 

 “Thesin e fjalëve e të premtimeve e hapin sa vijnë zgjedhjet, kur vjen puna njerëzit i lënë deri këtu me halle, probleme e në rastin konkret deri këtu në ujë. Kjo është e papranueshme. Kjo duhet marrë fund. Na duhet një qeveri që të mendojë për njerëzit se Shqipëria i ka mundësitë. I ka të gjitha mundësitë.”

 

 

Një ditë me pare Basha vizitoi Shkodren e Lezhën prej nga i beri thirrje qeverise tu vije në ndihmë banoreve të zonave të përmbytura.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *