Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim këtë të shtunë në selinë blu me Komisioneren Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

 

Pas takimit, Basha deklaroi për mediat se diskutimi mes tyre është fokusuar tek plani i PD për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

 

Lideri demokrat u zotua se partia që do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit do të përmbushë kushtet për të hapur negociatat.

 

 

“E njoha atë me planin tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E njoha me planin tonë antimafia dhe vullnetin politik për ta zbatuar atë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me komisioneren kam bashkëpunuar ngushtësisht kur hoqëm vizat dhe kujtuam se si bashkëpunimi i atëhershëm, pra kushtet që çuan tek reformat dhe reformat që çuan tek të mirat që gëzojnë sot shqiptarët, pasaportat biometrike, kartat e identitetit sollën diçka të paimagjinueshme para 11 vitesh. Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit drejt përmbushjes së kushteve për të hapur negociatat që Shqipëria dhe shqiptarët të fitojnë të tjera të mira materiale që do të vijnë nga procesi i integrimit të vendit. Angazhimi për këto kushte do të sjellë një përmirësim real të jetës”, tha Lulzim Basha, bën me dije “Vizion Plus”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *