Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon të denoncojë shembjen e Teatrit dhe të theksojë se pas kësaj qëndron plani i kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj dhe mafies së ndërtimit për të ndërtuar kulla mbi 20 kate në këtë zonë.

 

Përmes një video që ka postuar në Facebook, thuhet se Rama dhe Veliaj fitojnë jo më pak se 200 milionë euro nga grabitja e pronës publike me ligj korruptiv.

 

“Puna e Teatrit ishte loooja!

Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën!

Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *