Pas takimit me Olta Xhaçkën, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u takua edhe me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi u zhvillua në selinë blu.

Në një prononcim për mediat, lideri demokrat tha se dy vendet do të vazhdojnë rolin e tyre drejt anëtarësimit në BE. Gjatë takimit, shtoi Basha, u diskutua për integrimi europian dhe dëshirën për të parë realizimin e masave dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit.

“Për të vazhduar së bashku rolin si dy vende, të cilat kanë qenë krah për krah në anëtarësimin në NATO, dhe së shpejti krah për krah në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit në BE. Mbështeta rolin efaktorit politik shqiptar, garantues i proceseve demokratike, stabilitetit, proceseve të rëndësishme. Po kështu edhe në proceset e tjera politike, si integrimi europian dhe dëshirën e vullnetit tonë për të parë realizimin e masave dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit, për shqiptarët padyshim, ky është vokacion i PD si në opozitë dhe qeveri. Sigurisht dhe një le të themi obligim moral e kushtetues i shqiptarëve kudo”, u shpreh Basha, raporton Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *