Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha u ndal këtë të martë në njësinë numër 4 në kryeqytet, ku zhvilloi takime me biznesin dhe qytetarë, raporton Vizion Plus.

Ai akuzoi qeverinë se gjatë këtyre tetë viteve e ka futur vendin në krizë.

 

LULZIM BASHA – KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE

Ka rёnё pandemi mbi pandemi. 8 vjet kriza ekonomike pas andej pandemia, pastaj paratë qё kanё harxhuar pёr tё kuruar tё afёrmin dhe kudo qё shkoj nёpёr ushqimore, nё dyqane buke mё thonj njerëzit s’kanё mё as me ble ushqimet e ditёs. Problemi kryesor ёshtё qё qeveria qё e ka detyra kryesore tё ndihmoj njerëzit nё koha tё tilla i ka lёnё vetёm tё gjithё. Ka lёnё vetёm familjarët, ka lёnё vetёm pacientёt, ka lёnё vetёm bizneset, biznesin e vogël, ka lёnё vetёm biznesin prodhues dhe gjithё paratë e taksave tuaja qё keni prej ditё sё parё qё keni hap biznesin ti dhe gjithё kolegёt tuaj me gjoba, me fatura, me gjithçka, biznesi i madh, tё gjitha paratë i kanё marrё i kanё çuar nё xhepat e 10 oligarkëve.

 

 

Teksa u ndal tek vështirësitë që biznesi po kalon gjatë kësaj periudhe  pandemie, lideri demokrat premtoi paketë ndihme në momentin që Partia Demokratike do vijë në pushtet.

 

Të gjitha zotimet që kam marrë para jush do të bëhen realitet. Ajo pulla që ti e mban mend nga programi ajo do jetë në hyrje çdo biznesi të vogël dhe nuk do të shikoni shtetin me sy, sepse ju punoni nga mëngjesi deri në darkë me djersën e ballit dhe s’nxjerrin dot  bukën e gojës. Minimumi që shteti ka për detyrë është që mos t’ju bjerë në qafë. Dhe e dyta do të keni paketën e ndihmës anti-covid. Ky nuk e bëri ne do ta bëjmë realitet

 

Basha i ftoi qytetarët që në 25 prill të votojnë koalicionin opozitar  si e vetmja alternative për të larguar Edi Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *