Në prezantimin e programit të arsimit, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se do të ofrohen kurse private pa pagesë për pesë gjuhë të huaja, për të rinjtë dhe të rriturit deri në 35 vjeç, duke shtuar se do të hartojë një
Në një deklaratë për mediat, lideri i demokratëve u shpreh se përmes programit “Shqipëria fiton arsimin”, PD do të ofrojë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë.
“Jam krenar t’ju prezantoj sot planin tonë të arsimit. Një plan që pas shumë muajsh punë edhe ekspertizë të lartë, e them me bindje se është më i miri për Shqipërinë. Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Education World Wide për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht! Të rinjtë tanë në shkolla dhe ata në tregun e punës duhet dhe do të jenë gati për investimet e mëdha që do të vijnë në Shqipëri me qeverinë e re, do të jenë gati për të mbushur vendet e reja të punës në turizëm, në prodhim, IT apo shërbime”, tha Basha, raporton Vizion Plus.