Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi pasditen e kësaj të hëne krerët e degëve të PD-së.
Gjatë takimit në selinë blu, është diskutuar rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit që e nxori koalicionin PD-AN me 59 mandate.
Mësohet se lideri demokrat iu ka kërkuar krerëve të degëve që të përqëndrohen në gjetjen e problematikave që janë hasur gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare.
Në mbledhje, kreu i PD-së ka përsëritur qëndrimin se zgjedhjet nuk ishin të ndershme, e për këtë, ai fajësoi PS-së, për të cilëm tha se përdori institucionet shtetërore për manipulimin e tyre.