Lideri demorkat, Lulzim Basha i ka cilësuar politikat ndaj biznesit si një dështim spektakolar të qeverisë.

 

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se qeveria e konsideron biznesin si një privilegj të cilin ia ka dhuruar kalçetos së oligarkëve.

 

Basha nënvizon se në momentin që PD do të vijë në pushtet, në qendër të vizionit të saj do të jetë çlirimi dhe rimëkëmbja e biznesit sipërmarrjes dhe disa sektorëve kyç të turizmit. Sipas Bashës, biznesi ka nevojë për një qeveri që t’i dëgjojë, t’i kuptojë dhe t’i mbështesë.

 

“Politikat ndaj biznesit janë dështim spektakolar i kësaj qeverie e cila e konsideron biznesin si privilegj të cilin ia ka dhuruar kalçetos së oligarkëve, në vend që të respektojë të drejtën e çdokujt për të krijuar mirëqënie për veten, familjen dhe komunitetin. Në zemër të vizionit tonë për rikthimin e shpresës, ndryshimin e gjendjes ekonomike dhe ndaljen e emigracionit, është çlirimi dhe rimëkëmbja e biznesit e sipërmarrjes, duke përfshirë sektorë kyç siç është sektori i turizmit. Bashkë do ti kthejmë problemet dhe hallet e përbashkëta, në zgjidhje të përbashkëta, sepse vendit nuk i mungon as potenciali dhe as rruga për të dalë nga kjo krizë. Biznesi ka nevojë për një qeveri që ti dëgjojë, ti kuptojë dhe ti mbështesë dhe ne do ju dëgjojmë, mbështesim dhe do ju japim dorën, sa herë të keni nevojë për ndihmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *