Me përfundimin e seancës plenare, u mbyll edhe protesta e opozitës e cila shkaktoi shumë incidente dhe përplasje me forcat e rendit. Basha lëvizi në këmbë në fund të protestes drejt selisë blu, aty ku si zakonisht mbajti një fjalim para mbështetesve të vet.

Kreu I PD, tha se protesta e kësaj të mërkure I tregoi edhe një herë mbarë botës dhe Maduros së Ballkanit sic e quan ai Ramën, se ky vend ka Zot. Basha e quajti policinë një bandë e cila sulmoi protestuesit paqësore. Ai tha se opozita përvec qeverisë, tashmë nuk e njeh më as policinë. Mosbindja civile sipas tij do trë shtrihet nga jugu në veri.

 

“I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ka zot. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe. Sot ne nuk kemi më Kuvend dhe nuk kemi më qeveri. Për fat të keq sot nuk kemi as polici, por një bandë. Sonte le ti çoj këtë mesazh se ne nuk e njohim më jo vetëm Kuvendin, por as Policinë e krimit dhe mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *