Subscribe

Tek aksioni I policise diten e diele, opozita lexon perpjekjen e qeverise dhe prokurorise se krimeve te renda per te mbrojtur kryetarin e bashkise se durresit Vangjush Dako. Lideri i opozites, Basha ka deklaruar se ky aksion do te ishte I vertete vetem ne rast se do te kulmonte me arrestimin e kryebashkiakut Dako, I cili sipas Bashes eshte pergjuar duke komunikuar me banda kriminale.

Basha madje ka paralajmeruar se edhe ata persona qe u arrestuan me buje do te lirohen.

“Mosarrestimi dhe manipulimi i dosjes hetimore për t’i ushqyer me disa peshq të vegjël është ajo që po ndodh. Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Donika Prela po bëjnë gjithçka që hetimi të degjenerojë në arrestimin e përkohshëm të disa deputetëve dhe cironkave të tjera. Dako duhet te arrestohet, eshte fakti qe dosja e tij hetimore po manipulohet. Nuk eshte se kemi ndonje gje te re. Jane kapur ca peshq te vegjel te cilet shume shpejt do te lirohen

 

Lideri i selise blu ka perseritur akuzen se prokuroria eshte nje celule e krimit te organizuar, duke theksuar se po behen perpjekje per te mbyllur dosje te deputeteve e ministrave socialiste.

 

Kreu I bashkise se Durresit Vangjush Dako eshte nje prej politikaneve me te akuzuar nga opozita e cila pretendon se ka fakte per lidhjet e tij me bandat kriminale, te cilave u ka premtuar tendera ne shkembim te votave.

 

.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *