Subscribe

Në Korçë, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli i kërkoi votën demokratëve pasi u tha atyre që është koha që Lulzim Basha të largohet pas humbjeve të njëpasnjëshme të zgjedhjeve.

 

FATBARDH KADILLI
KANDIDAT PER KRYETAR I PD

“Motoja ime është e thjeshtë, anëtari i partisë, bëhu kryetar i vetes tënde, mos prit të bësh karrierë nga kryetari në Tiranë. Bëj karrierën vetë, merr vetë përgjegjësitë, drejto vetë partinë. Je ti ai që bën ndryshimin, zgjidhi vetë kandidatët për deputetë, kandidatët për bashkinë, kryetarët e degëve, jo t’i caktojë dikush nga Tirana. Kjo i duhet partisë për ta kthyer siç e kam thënë shpesh në një parti më të madhe se kryetari, se vetvetja, një parti që frymëzon që është e vërtetë dhe një parti që ka kauza demokratike.”

 

Me akuzën se gara është e pabarabartë dhe se kryedemokrati Lulzim Basha i ka të gjitha të gjitha mjetet për t’u imponuar, Kadilli i tha demokratëve të Korçës, se epërsia e tij ndaj kryedemokratit është morale, vullneti për të ngritur PD-në dhe forcuar çdo anëtar të saj.

 

Pretendenti tjetër për postin e kryetarit të demokratëve, Agron Shehaj, në krah të kandidatit të zgjedhur për deputetë, Ferdinand Xhaferraj, tha se me në krye Lulzim Bashën, në çdo zgjedhje do të njohim vetëm humbje. Sipas Shehaj, rruga e vetme që PD të fitojë është të ndryshojë kryetarin e saj.

 

AGRON SHEHAJ
KANDIDAT PER KRYETAR I PD

“Lidershipi dështoi. Sot po justifikohet se nuk i ka humbur zgjedhjet, por janë vjedhur me masakrën elektorale, absolutisht ka pasur blerje vjedhje masive të votës. E vërteta është se PD nuk ndryshon dot rezultatin, është e kote t’i mbajmë shpresat te ndryshimi i rezultatit. Ta shohim të vërtetën ne sy dhe të mos gënjejmë veten, një nga arsyet është se shqiptarët nuk na besuan qe ne dhe aleatët tanë do te qeverisim më mirë se Edi Rama. Shqiptarët nuk e besojmë me lidershipin e Partisë Demokratike. Duhet ta pranojmë se për të mundur Edi Ramën të afrojmë njerëz me kurajo. Zgjedhja para 13 qershorit nuk është vetëm për kryetarin, duhet të vendosim për një humbje apo fitore të mundshme. Me kryetarin aktual humbjen e kemi në xhep. Është momenti të ndryshojmë Lulzim Bashën nga kryetari i PD-së nëse nesër duam të fitojmë përballë Edi Ramës.”

 

Si domosdoshmëri, në planin e tij prej katër pikash për të ri-ngritur Partinë Demokratike, Shehaj përmendi transparencën e të gjitha financimeve që ajo përfiton.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *