Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  nga Saranda është shprehur se ajo që po ndodh në Gjykatën Kushtetuese është një grusht shteti.

 

Në kuadër të nismës “Rrugëtim për Shqipërinë”, është shprehur se vendit i duhet një drejtësi që të jetë e bazuar në atë që e parashikon Kushtetuta dhe jo një drejtësi që e parashikon Surreli.

 

“Këta duan të kapin gjithë drejtësinë. Duhet një drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, jo drejtësi siç e parashikon Surreli. Edi Rama ka vetëm një qëllim, ose ta kapë ose ta bllokojë reformën në drejtësi. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, është grusht institucional, një grusht kushtetues. Një Gjykatë e kapur, një drejtësi e kapur i shërben qeverisë dhe një grushti oligarkësh dhe jo ju. Një prokurori e pavarur e merr të pandehur kryeministrin dhe të gjithë përgjegjësit të cilët shkelin të drejtat dhe të ardhmen e shqiptarëve. Unë jam me shpresë se këto janë orët e fundit të një tiranie e një shumice mbi pakicën. Ne kemi një vision vlerash me standarte evropiane. Duam një drejtësi të pavarur një gjykatë kushtetuese të ndërtuar mbi bazën e ligjit.”

 

Gjatë këtij takimi, Basha foli problemet që shqetësojnë sot shqiptarët, ku sipas tij tre arsyet se pse vendi ndodhet në këtë gjendje rritja e taksave dhe e kostos së shërbimit, korrupsioni janë tre arsyet për situatën që ndodhemi.

 

“Koha politike në Shqipëri nuk aspak e mirë dhe për këtë arsye ekonomia po vuan. Rritja e taksave dhe e kostos së shërbimit, korrupsioni janë tre arsyet për situatën që ndodhemi. Zotimi im është se do të vazhdoj tju dëgjoj e të ju shtrij dorën për tju ndihmuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *