Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se plani i tij elektoral është i realizueshëm. Sipas tij, raporton Vizion Plus, aty nuk bëhen premtime që nuk mbahen dot, por ndërmerren angazhime.

 

“Plani ynё ёshtё njё plan konkret nuk ka aty asnjё premtim, por ka angazhime tё mirёstudiuara dhe tё ndёrmarra nё kuadёr tё kushteve ku ndodhet Shqipëria dhe tё mundёsive qё ka Shqipёria pёr tё dalё nga kjo gjendje. Nuk dua të zgjatem tek aspektet e para universitarit por dua tё fokusohem tek kualifikimi dual te institucionet e arsimit tё lartё. Tashmё e dimё qё kjo ёshtё njё pёrvojё mjaft e suksesshme e Perёndimit. Gjermania shkёlqen nё kёtё shembull. Kjo i mundёson tё rinjve jo thjeshtё tё diplomohen por tё dalin nga universiteti praktikisht me aftёsi personale pёr tu integruar menjёherё nё tregun e punёs”, deklaroi ai gjatë një bashkëbisedimi me studentë e pedagogë.

 

Lideri demokrat theksoi se asnjë i ri nuk duhet lënë pa u arsimuar, shkruan “Vizion Plus”. Ai shtoi se në planin e PD parashikohet edhe një ndihmë për të rinjtë që vijnë nga familje që s’kanë të ardhura të mjaftueshme.

 

“Ne nuk duhet të lëmë asnjë bijë apo bir shqiptari të mbetet pa mundësin për të ndjekur universitetin apo kualifikimin profesional në institucionet e arsimit të lartë për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes. Kjo është e para. Dhe për këtë arsye në planin tonë ne kemi rezervuar mjaftueshëm financash për të subvencionuar deri në masën 100% ata që vijnë nga familje me të ardhura nën minimumin jetik. Së dyti, në të gjithë rrafshin universitar ne do të mbështesim dhe të nxisim krijimin apo aty ku ekziston fuqizimin e infrastrukturës për trajnimin dual.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *