Subscribe

Pas studentëve, lideri i PD, Lulzim Basha takoi disa pedagogë për të diskutuar me ta për vendimin e qeverisë për të zhvilluar mësim online. Basha tha se ky vendim u mor brenda një kohe shumë të shkurtër. Sipas tij, universiteteve u mungon infrastruktura për të zhvilluar mësim online në mënyrë dinjitoze.

 

“Sot duhet të ishit në mësim por fatkeqësisht nuk u zhvillua mësimi. Muaji ka pësuar rrjedhje tjetër pasi nuk do të ketë mësim në auditore, por online sipas urdhrit të qeverisë. Jemi takuar me studentët për tema të ndryshme. Sa i përgatitur është sistemi arsimor për mësimin online. Asgjë nuk është surprizë. Ndryshe nga marsi që pandemia na kapi papërgatitur. Në informacionin që mora nga kolegët tuaj dhe studentët, nuk janë marrë masat e nevojshme. Plani u ndryshua brenda 72 orëve. Do të doja të flasim hapur me problematikën që kemi. Studentët i kam dëgjuar. Teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve janë të pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online. Është humbur shumë kohë.”

 

Ai ftoi pedagogët të bëjnë propozime për të përballuar mësimin online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *