Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e akuzoi nga Tropoja, gjatë takimit me mbështetësit e tij demokratë, se lideri i PD po mbledh firma duke ofruar poste drejtuesish dhe zv.ministrash në kabinetin e qeverisë Rama.

 

Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se Berisha po shpërndan lajme të rreme, sepse e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit.

 

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *