Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë deklaratën e Organizatës Europa Nostra, ku kundërshtoi propozimin për prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Në një postim në “Tëitter”, lideri demokrat e konsideroi akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord”, tha Basha

Organizata Europiane për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Europiane, Europa Nostra e ka shpallur Teatrin si një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara në Europë, që duhet mbrojtur dhe restauruar.  

“Ne jemi për trashëgiminë kulturore të Europës. Prandaj, edhe kundërshtojmë propozimin për prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 sitet kulturore më të rrezikuara në Europë. Teatri është i mbrojtur nga legjislacioni vendas, si dhe shoqëria civile e ekspertët”, thuhet në deklaratën e organizatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *