Në takimin që zhvilloi këtë të enjte me ambasadoren e SHBA-ve ,Yuri Kim, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se i ka prezantuar diplomates programin e Partisë Demokratike.

Në një postim në “Twitter”, lideri demokrat theksoi se i ka kërkuar Kim mbështetjen e SHBA për të rritur investimet në vend dhe luftuar krimin e organizuar.

“Kënaqësi që takova sot ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen amerikane dhe bashkëpunimin e fortë Shqipër-SHBA, për të rritur zhvillimin ekonomik, për të investimet amerikane dhe për të forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, shkruan Basha.

Gjatë takimit, diplomatja e SHBA theksoi pritshmëritë që ka nga të gjitha partitë për të vendosur kandidatë të pastër në lista.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *