Kreu demokrat ka zhvilluar këtë të diel një takim me fermerët e Divjakës.

 

Gjatë fjalës së mbajtur, Basha nuk I kurses as sulemt në drejtim të qeverisë, e cila sipas tij, po bashkëpunon me krimin. Sipas Bashës e gjithë struktura shtetërore vepron për të mbushur xhepat e një grupi njerëzish.

 

Për kreun demokrat, qëllimi i vetëm I qeverisë është që të kapë drejtësinë dhe të vijojë bashkëpunimin me krimin.

 

“Për hesap të Rrumëve me shokë që mbushin xhepat e Edi Ramës jemi ketu ku jemi me një parlament të paligjshëm, me një me qeveri të paligjshme, me kryetarë bashkishë të paligjshëm, me Gjykatë Kushtetuese të paligjshme, me prokurorë të paligjshëm, ku e gjithë struktura shtetërore vepron për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish. Aldo Baret me shokë kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe Lushnje duke punuar për bandën e Lushnjes sepse edhe pse jane tek 313 punët i kryejnë qe andej, i dëgjuat ambasadorët perendimore.  E dëgjuat kreun e antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojne ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për keta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë. Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot. U dridhet zëri. Sepse janë partnerët e tyre dhe me ta erdhën në pushtet. Ndajnë paratë. Le ta matin veten e tyre pa përkrahjen e krimit dhe ta shohim se sa u vlen lëkura.  Nuk ka zgjidhje me këta njerëz. Nuk kanë ofertë. Nuk sjellin dot as rend e siguri, as lufte kundër korrupsionit, përkundrazi, të vetmin preokupim është te kapin drejtësinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *