Lideri I opozites Basha ka zhvilluar takime me banoret e qytetit te Pogradecit per ti ftuar te behen pjese e protestes se 16 shkurtit.
Ndersa ka denoncuar qeverisjen socialiste si te lidhur me krimin, Basha I ka njohur qytetaret e Pogradecit me vizionin e PD per ekonomine, duke premtuar se pari nje ligj te ri per pronen.
LULZIM BASHA
KRYETAR I PD
“Ne kemi çuar në Strasburg kundërshtimin për ligjin e pronave. Nuk duhet kërkuar nga opozita atë që ka në dorë qeveria. Të garantoj e kam thënë dhe po e përsëris, Ligji që ata kanë bërë për të hequr kompensimin me vlerë tregu, është rishpronësim. Atë që e bëri Enver Hoxha para 60 vjetësh, e bën edhe ky Ligj. Në do ta rrëzojmë këtë Ligj dhe ne do t’ju dëmshpërblejmë me vlerë tregu. Ky është qëndrimi ynë. Ne e kemi shpallur. Shpeshherë mesazhet e opozitës bien pre e propagandës së qeverisë. Kemi pesë vjet që e themi se ky Ligj do të anulohet dhe ju do të dëmshpërbleheni me vlerë tregu. Këtë Ligj e kemi çuar në Strasburg për ta luftuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Ditën kur të na besoni me votë, do ta anulojmë këtë Ligj. Ne jemi parti e pronës. Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertat politike. Më 16 shkurt eja edhe ti me pogradecarët e tjerë t’i bashkohesh protestës në Tiranë.”
Per kreun e PD, Basha, lidhja e qeverise me bandat e korrupsioni jane faktoret kryesore per situaten e veshtire ekonomike dhe tashme ka ardhur koha qe shqiptaret ta ndryshojne kete realitet.
Tani nga Pogradeci dua t’ia them shkoqur dhe qartë: Nuk je kryeministri i shqiptarëve, je kryehadjut, je kryetrafikant. Deri të premten me 15 shkurt, ke kohë të hapësh rrugën dhe të japësh zgjidhje politike. Me 16 shkurt, populli do të trajtojë si kryeqen, si kryehajdut, si kryetrafikant.
Basha i eshte pergjigjur edhe sfides se kryeministrit Rama per bashkine e Pogradecit.
Meqë këtu nga Pogradeci hodhi sfidën se do ta marrë Bashkinë e Pogradecit, por i ke bërë hesapet me Niçen, i ke bërë hesapet me krimin, s’i ke bërë hesapet me popullin. I janë verbuar sytë: “Do marr këtë, do marr atë”