Pas takimit me mjekët, kreu i demokratëve, Lulzim Basha tha se i përgëzoi për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë.

 

Pavarësisht se po përballen heroikisht në betejën kundër COVID, shtoi Basha, bluzat e bardha nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.

 

“U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria. Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.”

 

Basha tha mes të tjerash se Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta.

 

“Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *